Arrestohen 3 femra në Gllogoc, kërcënuan një mashkull

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast ‘Frikësim gjatë procedurës penale’.
Lidhur me këtë rast, janë arrestuar tri femra në Gllogoc, shkruan IndeksOnline.
“FRIKSIM GJATË PROCEDURËS PENALE
Gllogoc 20.05.2021 -19:25 Janë arrestuar tri ( 3) të dyshuarat femra kosovare pasi të njëjtat kishin kërkuar nga viktima mashkull kosovar që ta tërhiqte një deklaratë të cilën ai e kishte dhënë për një rast të më hershëm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje”./IndeksOnline/