08:52 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / L K

Arrestohen 3 persona, dyshohen për vjedhjen e 20 mijë eurove

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme ka ndaluar tre persona (H.A., E.H., dhe M.A.,) të cilët duke vepruar si anëtar të grupit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë” nga neni 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Tre të dyshuarit duke vepruar si anëtar të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej njëzetmijë (20.000) mijë eurove, ku pas koordinimit të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, tre të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00.

Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur parat e vjedhura, në shumë prej njëzetmijë (20.000) euro.


Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Pejë do paraqet kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të pandehurve në gjykatën kompetente. ​