75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Arrestohen 3 persona në Obiliq për shitblerjen e paautorizuar të substancave narkotike

Tre persona janë arrestuar në Obiliq rreth orës 16, pasi që kanë kryer veprën penale shitblerjen e paautorizuar e substancave narkotike.

Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës tek të dyshuarit janë gjetur rreth 17 mijë euro, një veturë, dy revole, dy karikator, 27 fishekë, dy telefona celularë, një palë dylbi, njëzet CHF dhe një qese me 10 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/