Arrestohen 3 persona për fajde, policia ua gjen mbi 10 mijë euro dhe ..

Tre persona janë arrestuar dje në Prishtinë dhe në Ferizaj nën dyshimin se të njëjtit në mënyre të kundërligjshme me kamatë (fajde) kanë kontraktuar shuma të ndryshme të parave, shkruan IndeksOnline.
Sipas PK-së, Policia në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve janë sekuestruar 10,270 euro dhe 4 telefona.
“Prishtinë & Ferizaj (NN) 16.02.2021 – 16:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në mënyre të kundërligjshme me kamatë (fajde) kanë kontraktuar shuma të ndryshme të parave. Në bazë të urdhëresës së gjykatës janë kontrolluar shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar 10270 (dhjetë mijë e dy qind e shtatë dhjetë) euro dhe katër telefona celularë. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./IndeksOnlne/