75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohen 3 persona, shisnin polisa të sigurimit në mënyrë të kundërligjshme

Tre persona janë arrestuar në prishtinë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme.

Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/