Arrestohen 3 të mitur në Vushtrri, gjuanin me gurë kamionët në magjistrale

Tre të mitur janë kapur në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës.
Burime të Indeksonline mësojnë se sonte në Vushtrri, saktësisht në fshatin Lum i Madh, janë arrestuar 3 persona të mitur, me dyshim se të njëjtit kanë goditur me gurë disa kamionë të cilët po qarkullonin në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Të dyshuarit, kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por që policia duke i ndjekur ka arritur t’i identifikojë./Indeksonline