75 Mall Live Search
18:12 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / Gj Sh

Arrestohen 30 persona në ShBA, prej tyre edhe yjet të NBA-së, të lidhur me mafian dhe operacionin kundër lojërave të fatit të paligjshëm

FBI ka arrestuar 30 persona të lidhur me mafian në një operacionin kundër lojërave të fatit të paligjshëm në ShBA.

Në mesin e tyre janë edhe ish-basketbollistë të NBA-së si, Chauncey Billups, Terry Rozier dhe Damon Jones, të cilët janë ndër të arrestuarit në raste të ndara, por të lidhura, të lojërave të fatit të paligjshëm, sipas FBI-së. shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, rasti i parë pretendon se gjashtë të pandehur përdorën informacion të brendshëm dhe në disa raste lojtarët ndryshuan performancat e tyre për të manipuluar bastet. 

E dyta përfshin 31 të pandehur të akuzuar për pjesëmarrje në lojëra të manipuluara pokeri të paligjshme.

Autorët e dyshuar përfshijnë anëtarë të familjeve të krimit të organizuar, thonë zyrtarët, me të pandehurit e akuzuar për përdorimin e lenteve të kontaktit speciale dhe tavolinave të pokerit me rreze X për të lexuar letrat e të tjerëve./IndeksOnline/