75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / k.v

Arrestohen 33 persona me urdhëresa tё gjykatave

Stacionet policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit shtator 2024, kanё realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar.

Gjatё muajit shtator nga data 01.09.2024-30.09.2024, janё arrestuar tridhjetë e tre (33) persona tё dyshuar.

Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar ne seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente.