07:54 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 37 persona dhe konfiskohet drogë në vlerën e 40 milionë eurove

Policia italiane në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare kanë arrestuar 37 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku 10 prej tyre janë nga Shqipëria, kryesisht nga Vlora.

Operacioni i gjerë antidrogë, kryesisht në Itali, i quajtur në gjuhën shqipe “Kulmi”, u realizua nga karabinierët e “Guardia di Finanza” dhe” DIA” në Foggia, Lecce, Bolonjë, Romë, Napoli dhe Catanzaro, si dhe me mbështetjen e Agjencisë Evropiane – Eurojust (Hagë), shkruan KOHA.

Gjatë hetimit u kapën afërsisht tre tonë e gjysmë drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe hashash, me një vlerë mbi 40 milionë euro dhe që korrespondon me rreth 7 milionë doza.

Arrestimet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, teksa të gjithë të prangosurit ishin pjesëtarë të grupit kriminal, i cili vepronte nga viti 2015. Shtatë prej tyre u arrestuan në Shqipëri dhe ata janë shtetasit: Julian Bejdollari, 43 vjeç, Aurel Kalari, 53 vjeç, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, Kleo Bregu, 55 vjeç, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, Alban Koshi, 53 vjeç, të gjithë banues në Vlorë