75 Mall Live Search
10:18 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen 4 persona në Pejë, për falsifikim parash

Katër persona të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë, saktësisht në rrugën ‘Hoxhë Tahsini’.

Personat në fjalë janë arrestuar pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha 20 euro që dyshohet të jenë falsifikuar, disa kartëmonedha 20 euro të fotografuara si dhe pajisje që dyshohet të jenë përdorur për falsifikimin e parasë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/