13:55 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / k.v

Arrestohen 4 persona për posedim të kokainës e marihuanës

Policia e Kosovës, bazuar në objektivat strategjike dhe planifikimet operacionale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si edhe parandalimit të krimit, më 24.12.2020 Njësiti për hetimin e trafikimit me narkotikë në Prishtinë, pas një pune hetimore ka arritur t’i arrestonte katër (4) persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njësiti policor fillimisht kishte arritur t’i arrestonte tre personat e dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një vendparkim të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerje-shitjen e substancave narkotike.

Gjatë kontrollimit tek i dyshuari (E. M. viti 1993) janë gjetur dhjetë (10) gramë kokainë dhe një qese me marihuanë, të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i dyshuari (M. K. Viti 1974), kurse te ky i fundit janë gjetur një (1) qese e vogël me kokaine dhe paratë e përdorura në shitblerje.

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhëresë të organeve të drejtësisë janë bërë bastisjet e shtëpive të dy personave të dyshuar, (M.K. në Gjakovë) dhe një të dyshuari të tretë (B. R. në Orlloviq).

Për bastisjet e kryera në Gjakovë është njoftuar edhe Prokurori i krimeve të rënda, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotik i llojit kokainë me peshë 109.88 gram,
  • Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotik i llojit kokainë me peshë 28.44 gramë,
  • Dy qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik lloji marihuanë me peshe 3.2 gramë,
  • Një revole zastava 9 mm me nr. serik 72529,
  • Një karikator me 6 fishekë dhe një karikator i Ak 47 i zbrazët, si dhe dy peshore digjitale,
  • Dy vetura: njëra “Polo” me targa lokale dhe tjetra “Shkoda” me targa zvicerane,
  • Para të konfiskuara nga i dyshuari (M. K. Gjakovë) janë 735 euro,
  • Ndërsa para të konfiskuara nga i dyshuari (E. M.) janë 65 euro dhe dy telefona.
    Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë tek i dyshuari (B. R. në Orlloviq) janë gjetur dhe konfiskuar :
  • Një revole tipit Pjetro Bereta kalibri 7.65 me një karikator me 7 fishekë, 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm, tre fishekë të kalibrit 7.65 dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65,
  • Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar lloji kokainë me peshë 0.63 gramë,
  • Një kuti plastike e mbushur me substancë te dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 27.89 gramë,
  • Dy telefona dhe para të gatshme 35 euro, 10 franga, 10 dinar dhe 26 dollarë.
    Ky operacion i suksesshëm policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim midis njësiteve DHTN-Prishtinë dhe Gjakovë, të asistuara edhe NJSO Prishtinë.
    Personat e dyshuar tanimë të arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorisë themelore, departamenti i krimeve të renda, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit.
    Bashkëngjitur keni disa foto të dëshmive të konfiskuara.