Arrestohen 48 persona për sulmin terrorist në një kishë në Stamboll

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se janë arrestuar 48 persona në lidhje sulmin terrorist në kishën “Santa Maria” në Stamboll.
Sipas Yerlikayas, të arrestuarit janë pjesëtarë të Shtetit Islamik, ose kanë kontakte me zonat e konfliktit, teksa tha se Turqia s’do të tolerojë asnjë akt terrorist.
“Lufta jonë për paqen, bashkimin dhe solidaritetin e kombit tonë do të vazhdojë me vendosmëri, me përpjekjet superiore të forcave tona të sigurisë”, shkroi ai.
Më tej, ministri turk bëri të ditur se nga 48 të arrestuarit, 30 janë kapur në Stamboll, pas një aksioni të kryer nga drejtoria e Antiterrorizmit të Departamentit të Policisë së Stambollit.
“30 të dyshuarit janë zbuluar se kishin lidhje me autorët e sulmit të armatosur në kishën Santa Maria në lagjën Sariyer dhe me zonat e konfliktit”.
“Ndërsa, 18 të tjerë janë kapur si të dyshuar për të cilët u konstatua se ishin të lidhur me organizatën terroriste ISIS”, shkroi ai.
ISIS-i e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 28 janarit, ku një person kishte mbetur i vrarë.
İstanbul’da Santa Maria Kilisesinde meydana gelen silahlı saldırı olayının failleri ile bağlantılı ve çatışma bölgeleriyle irtibatlı olan şahıslar başta olmak üzere DEAŞ Terör Örgütüne yönelik düzenlenen “BOZDOĞAN-21” operasyonlarında 4️⃣8️⃣ şüpheli yakalandı❗
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) April 6, 2024
Aziz Milletimizin… pic.twitter.com/ejtrUMwvDO