12:39 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen 5 persona për sulm fizik

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohen të kenë sulmuar fizikisht disa persona, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Prizren dhe Vushtrri.

Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se në Prishtinë është arrestuar një persona pasi që ai dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër, shkruan gazeta “Sinjali”.  

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar nën dyshimin se ai ka sulmuar viktimën mashkull shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq në Podujevë një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur deri tashti.