75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / KV

Arrestohen 5 persona për rrëmbim në Prishtinë, dyshohet se keqtrajtuan fizikisht viktimën

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për rrëmbim, armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 10 maj 2026 rreth orës 22:00, ndërsa arrestimet janë kryer më 19 maj, transmeton IndeksOnline.

Të dyshuarit, një femër dhe katër meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë rrëmbyer një person, të cilin e kanë mbajtur për një kohë në një shtëpi, ku edhe e kanë keqtrajtuar fizikisht. Po ashtu, ata dyshohet se ia kanë marrë viktimës edhe një veturë.

Gjatë kontrollit policor është konfiskuar një armë pistoletë me një fishek, si dhe 2 gramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/