75 Mall Live Search
20:33 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 5 persona, të dyshuar për vrasjen e reperit të njohur amerikan

Hetimi për vrasjen e Pop Smoke çoi në një mori arrestimesh.

Policia arrestoi pesë persona në lidhje me vdekjen në shkurt të reperit Pop Smoke, njoftoi të enjten Departamenti i Policisë në Los Anxhelos.

Sipas burimeve u arrestuan 3 të rritur dhe 2 të mitur, transmeton Indeksonline.

Reperi i nga New York-u, emri i lindjes i të cilit është Bashar Barakah Jackson, vdiq në moshën 20 vjeç.

Ai njihet  për këngën e tij “Welcome to Party” , albumi debutues pas vdekjes së Pop Smoke, “Shoot For The Stars Aim For The Moon”, u lansua të premten./Indeksonline/