75 Mall Live Search
11:08 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 6 Kaçanikas, vjedhën e shiten televizor, ngrohëse elektrike, lap-top

Në Kaçanik janë arrestuar 6 persona, pasi që të njejtit dyshohet të kenë kryer vjedhje të rëndë .

“Rrugët Ismail Raka, Rakoci, Qamil Ilazi dhe Skënderbeu, Kaçanik 15.05.2020-21.07.2020-NN. Lidhur me rastet janë arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj  kosovarë për shkak të dyshimit se kishin kryer vjedhjen e disa pajisjeve elektrike si: televizor, ngrohëse elektrike dhe lap-top, pronë e 5 viktimave meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/