09:13 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 6 persona në Mitrovicë pasi nuk e respektuan orën policore

Dje janë arrestuar gjashtë persona në qytetin e Mitrovicës pasi vepruan kundër dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Policisë ata kishin qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët ishin  ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

·         Rr. Driton Veliu, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët ishin  ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.