75 Mall Live Search
10:26 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Arrestohen 6 persona në Podujevë, penguan faljen e namazit të xhumasë

Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar faljen e namazit të xhumasë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në xhaminë e një fshati të Podujevës.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.