20:48 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Arrestohen 8 shqiptarë si pjesë e grupit të trafikut të drogës në Holandë, në mesin e tyre edhe gra

Policia e Holandës si rezultat i disa operacioneve antidrogë, ka bërë të mundur arrestimin e tetë personave me origjinë shqiptare, të cilët sipas mediave të huaja, ishin pjesë e një organizate të trafikut të drogës, ku në mesin e tyre kishte dhe gra.  Mediat bëjnë të ditur se shqiptarëve i janë sekuestruar edhe 600 mijë euro kesh, të cilat janë marrë si provë materiale.

Shqiptarët ranë në gjurmët e policisë pasi këto të fundit po bënin disa kontrolle  nëpër shtëpi ku kultivohej kanabisi, teksa u ndihmuan nga helikopteri i policisë dhe kolegë nga policia federale.

Hetimi filloi muaj më parë, ndërsa operacioni u zhvillua të enjten në katër komuna të ndryshme.

Mediat shkruajnë se plantacionet e kanabisit u gjetën në komunën Schaerbeek, ku oficerët zbbluan 600 bimë në një shtëpi, 900 bimë kanabisi u gjetën në Sint-Joost-ten-Node dhe rreth 400 në Sint-Jans-Molenbeek.