75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 8 të dyshuar në Ferizaj, u gjetën duke luajtur bixhoz

Janë arrestuar tetë të dyshuar në Ferizaj, pasi që ata janë gjetur në një lokal duke luajtur bixhoz.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1 mijë e 49 copa zhetonë si edhe shtatë palë letra bixhozi, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit shtatë të dyshuarit janë liruar, ndërsa pronari i lokalit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/