10:09 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 9 persona në Ferizaj, u kapën duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës pas mesnate në fshatin Rahovicë të Ferizajit, ka ndërmarrë një aksion ku ka arrestuar 9 persona që po luanin lojëra të fatit në një lokal.

Si prova materiale, Policia ka konfiskuar 1088 zhetonë dhe katër palë letra bixhozi, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit tetë prej të dyshuarve që kishin qenë duke luajtur lojëra me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt kurse i dyshuari – që e kishte pas në shfrytëzim lokalin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/