Arrestohen dhe dërgohet në vuajtje të dënimit një i dënuar për dy vepra penale

Gjatë ditës së sotme Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren kanë arrestuar një person.
I arrestuari është A.A – 31 vjeçar nga qyteti i Prizrenit.
I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Ai ishte i dënuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”.
31 vjeçari fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit./Indeksonline/