12:55 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohen disa persona në Prishtinë, iu konfiskohet marihuanë, kokainë, para e armë

Gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë marrë me shit-blerje të substancave narkotike.

Me këtë rast janë kontrolluar gjashtë vendbanime dhe dy vetura, transmeton Indeksonline.

Policia ka arritur të konfiskojë 10 kg e 350 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 16.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një AK-47 me dy karikatorë me 16 fishekë, dy pistoleta, 26 fishekë, 660 euro dhe dy vetura.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/