Arrestohen dy burra në Obiliq, dyshohen për sulm seksual ndaj një të miture

Dy burra janë arrestuar dje pasdite në Obiliq nën dyshim për sulm seksual ndaj një të miture.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Obiliq 26.12.2024 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare – e mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh.