75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 22 Gusht 2025 / S Z

Arrestohen dy burra në Obliq, u rrahen mes vete pas një aksidenti me vetura

Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar,  një shtetas të  Kosovës dhe një shtetas të  Gjermanisë, pasi që kanë sulmuar njëri-tjetrin pas një aksidenti komunikacioni me vetura, që kishte ndodhur mes tyre.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Milloshevë, Obiliq / 21.08.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.