75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / S Z

Arrestohen dy burra në Pejë, sulmuan policët derisa po ua shqiptonin gjobën

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që kishin sulmuar zyrtarët policorë,  në kohën kur po iu shqiptonin gjobë për kundërvajtje.  Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët policorë të cilët dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. ‘Nëna Tereza’, Pejë / 13.07.2025 – 19:51. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit  kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë të PK-së dhe një nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/