Arrestohen dy dilerë droge në Prishtinë

Janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar 14 qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 14.8 gram.
Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në banesën e njërit nga të dyshuarit ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pako me foli të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 55.5 gram.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjatë verifikimit ka rezultuar i kërkuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./IndeksOnline/