75 Mall Live Search
10:02 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / mp

Arrestohen 2 gra, për abort të paligjshëm në Podujevë

Një grua ka abortuar në Podujevë në mënyrë të paligjshme, policia lidhur me këtë rart ka arrestuar dy persona si të dyshuar.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar trajtim mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje“, thuhet në raportin e policisë.