Arrestohen dy gra në Gjakovë, u rrahen ndërmjet vete

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë, ku dy gra kanë përfunduar në pranga. E gjitha filloi pas një mosmarrëveshjeje midis dy të dyshuarave, të cilat pastaj kaluan në dhunë. Midis dy grave të cilat u kacafytën ka ndërhyrë dhe një grua e tjetër, e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
“Gjakovë / 04.11.2024 – 08:30. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që ato pas një mosmarrëveshjeje janë kacafytur ndërmjet vete, me ç’rast ka ndërhyrë viktima femër kosovare e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/.
.