75 Mall Live Search
08:48 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Arrestohen dy jordanezë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas jordanezë dje në Prishtinë.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve se kanë kontrabanduar dhjetëra shtetas të Afganistanit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Jordanez, pasi që dyshohet se kanë kontrabanduar 19 persona shtetas të Afganistanit, përmes rrugëve ilegale. Viktimat e kontrabanduara janë dërguar në qendër e azilit, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/