10:41 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Arrestohen dy kosovarë në portin e Durrësit

Policia e Shqipërisë ka vënë në pranga dy shtetas kosovarë, të cilët kanë tentuar të kalonin kufirin nëpërmjet Portit të Durrësit, me dokumente të falsifikuara.

Mësohet se në pranga kanë rënë një 31- vjeçar dhe një 59-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm – Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit SH. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK- Port, Durrës, kanë tentuar të kalonin kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara“, njofton policia.

Hetimet në lidhje me ngjarjen vijojnë ende.