Arrestohen dy pejanë, i bëjnë për spital gratë e tyre!

Raste e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë prezente në shoqërinë tonë. Dy raste janë shënuar dje në Pejë.
Në raportin e Policisë së Kosoës është treguar për arrestimin e dy personave, transmeton Indeksonline
· Pejë 15.10.2024 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Pejë 15.10.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.