75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 10 Gusht 2024 / FR

Arrestohen dy person në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës kishin kryer një grabitje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohen për grabitje.

Sipas policisë, me datën 26.07.2024, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë personat e dyshuar kanë sulmuar me thikë, ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zingjirë ari.

“Puna e hetuesve policor,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

– T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe

– R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/