Arrestohen dy persona afër stacionit të autobusëve, mbanin armë me veti

Janë arrestuar dy të dyshuar te rrethi i stacionit të autobusëve në Prishtinë pasi që të njëjtit posedonin revole.
Sipas policisë në këtë rast janë konfiskuar dy revole dhe 8 copë fishekë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/