75 Mall Live Search
09:28 / E Premte, 09 Qershor 2023 / L K

Arrestohen dy persona në Aeroport të Prishtinës, dyshohet se tentuan të kalojnë me dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull, shtetas të Turqisë, nën dyshimin se kanë prezantuar me dokumente të falsifikuara.

Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa, të dyshuari janë dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti, në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të PK-së.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë, pasi që e njëjta në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, përcjell IndeksOnline.