75 Mall Live Search
08:32 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / Z S

Arrestohen dy persona, në banesë iu gjeten sasi e konsiderushme substancash narkotike

Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme ka arrestuar dy persona. Arrestimi i tyre ka ndodhur në rrugën ‘’Shaqir Igrishta’’ në Prishtinë.

Mësohet se pas arrestimit gjatë kontrollit të banesave të tyre tyre janë gjetur dhe sekuestruar 106.7 gramë kërpudha narkotike, 186 copë ekstazi, 17 gramë narkotikë MDMA, 22.1 gramë kokainë, 109.2 gramë Ketaminë, 0.7 gramë marihuanë, 440 € dhe dy peshore elektrike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/