Arrestohen dy persona në Deçan, policia gjeti armatim në shtëpinë e tyre

Dy persona janë prangosur, pasi policia gjeti një mori armësh në shtëpinë e tyre.
Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në Baballoç të Deçanit, raporton IndeksOnline.
Sipas policisë, tri pushkë, një pistoletë, një thikë dhe 12 fishekë janë gjetur gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarve.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/