Arrestohen dy persona në Ferizaj: Njëri për vjedhje, tjetri për mbajtje armësh
Sot rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy persona të dyshuar.
Gjatë verifikimit të të dhënave, është konstatuar se të dy personat ishin me urdhërarrest aktiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
I dyshuari Q.R (26 vjeç) ka rezultuar me urdhëresë aktive, sipas së cilës dënimi me gjobë prej 400 eurosh për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ishte zëvendësuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh.
Ndërkohë, personi Y.C (24 vjeç) ka rezultuar me urdhërarrest aktiv, të lëshuar nga gjykata, për shkak të mungesës në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm personi Q.R është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

