75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 19 Dhjetor 2024 / FR

Arrestohen dy persona në Ferizaj, vodhën konstruksione metalike

Dy burra janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se një personi i kanë vjedhur konstruksione metalike.

Sipas policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin vjedhur nga viktima mashkull kosovar konstruksione metalike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë.