75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / S Z

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:20, në Fushë-Kosovë.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport lidhur me rastin janë konfiskuar mallra të ndryshme dhe katër vetura.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë konfiskuar mallra të ndryshme dhe katër vetura”, thuhet në raportine policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.