Arrestohen dy persona në Gjakovë, kishin në dorë nga një thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi të njëjtit iu është gjetur armë të ftofta.
Të dy personat e dyshuar është gjetur nga një thikë, ndërsa të njëri edhe një shufër hekuri.
Të dy janë dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është vërejtur me thikë në dorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është vërejtur me shufër hekuri në dorë. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur edhe një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell IndeksOnline.