75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Gjilan, policia i tregon arsyet

Janë arrestuar dy të dyshuar në Gjilan, pasi që njëri prej tyre ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën në orën 02:00, transmeton IndeksOnline.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/