Arrestohen dy persona në Gjilan, sulmuan një të mitur

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Gjilan, pasi që ata pak ditë më parë kanë sulmuar fizikisht një person të mitur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri pasi kishte urdhëresë është dërguar në vuajtje dënimi./Indeksonline/