Pranga dy personave në Hajvali, policia jep detaje

Dy persona janë arrestuar në Hajvali të Prishtinës, njëri nën dyshimin për kanosje e tjetri për keqpërdorim të besimit.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i dyshuari R.G., ka denoncuar në polici se miku i tij, i dyshuari tjetër Q.B., ia ka marrë veturën e pronarit të kompanisë ku punon në këmbim të borxhit që ia kishte. Por edhe ky i fundit e ka raportuar shokun, duke dhënë një version tjetër të rastit. Sipas tij, R.G., ia ka dërguar vet veturën, në vend të parave që ia kishte marrë hua.
Prokurori i rastit ka marr vendim për ndalimin e dy të dyshuarve deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje, njëri prej tyre e ka kanosur dhe ia ka marrë veturën viktimës mashkull kosovar në këmbim të një borxhi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/