10:03 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / B O

Arrestohen dy persona në Istog, sulmuan fizikisht një tjetër

Në Istog janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Si pasojë, njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore. Burime të Istogut Sot bëjnë të ditur se konflikti ka ndodhur mes një personi me mbiemrin Balaj nga fshati Lluga, ndërsa të arrestuarit janë Jahaj nga fshati Rakosh.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje.