75 Mall Live Search
15:07 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Istog, u kapën më 26 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se patrulla e Stacionit Policor të Istogut, me 6 shkurt 2019, në një fshat të Istogut, ka identifikuar një veturë të dyshuar (me targa vendore), ku të njëjtën ka arritur ta ndalojë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë hasur tetë thasë të mbështjellë në të cilët dyshohej se kishte lëndë narkotike.

 Më pas rastit i janë përgjigjur zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Pejë. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

 Të dyshuarit e arrestuar janë :

V. K.                lindur në vitin 1990               m/sh/k 

D. S.                lindur në vitin 1995               m/sh/k

 Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë. /Indeksonline/