09:53 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Istrog, vodhën dru në mal

Dy persona mbrëmë janë arrestuar në fshatin Shushicë, në Istog pasi që kishin vjedhur dru në mal, shkruan IndeksOnline.

Në raportin 24- orësh të policisë thuhet se ata kishin mbushur traktorin me drurë teknikë bredhi të prerë në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa në raport theksohet se edhe një person tjetër është ndaluar për veprimtarinë e njëjtë.

Raporti i plotë:

Fshati Shushicë, Istog 21.01.2020-01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull k.shqiptar pasi që ai është duke drejtuar traktorin e tij në të cilin kishte të ngarkuar drurë teknikë bredhi të prera në mënyrë të paligjshme. Traktori me masën drusore janë konfiskuar përkohësisht, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar 48 orë.

 Fshati Shushicë, Istog 21.01.2020-01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull k.shqiptar pasi që a është ndaluar duke drejtuar traktorin e tij në të cilin kishte të ngarkuar drurë teknikë bredhi të prera në mënyrë të paligjshme. Traktori me masën drusore janë konfiskuar përkohësisht, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar 48 orë.