75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 27 Mars 2025 / k.v

Arrestohen dy persona në Kijevë të Malishevës për sulm me thikë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Kijevë të Malishevës, njëri prej të cilëve i mitur, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një mashkull kosovar me një mjet të mprehtë (thikë). 

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje midis palëve, e cila ka përfunduar me lëndime të lehta trupore për viktimën. 

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/