Arrestohen dy persona në Klinë, gjuajtën me armë në një aheng

Me datё 20.08.2023, rreth orёs 01:00, Policia ёshtё njoftuar se nё fshatin Grabanicё-Klinё, nё njё aheng, ka tё shtёna me armё.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё arrestuar njё tё dyshuar.
Nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar:
- Njё (1) Armё (Pistoletё) Canik kal: 9x19mm
- Njё (1) karikator i sё njejtёs arme.
- Pesё (5) gёzhoja 9mm
- Dyzet e dy (42) gёzhoja kal:7.62mm.
Nё vazhdën e hetimeve tё kёtij rasti me datё 23.08.2023, rreth orёs 11:15, dyshuari i dytё, i cili dyshohet se ka shtёnё me armё, ka ardhur nё Stacionin Policor nё Klinё dhe ka dorёzuar armen:
- Njё (1) armё AK47
- Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm” dhe “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm”

