Arrestohen dy persona në Leposaviq, po kontrabandonin mallra përmes rrugëve ilegale

Dy meshkuj kosovarë kanë përfunduar në pranga pasditën e djeshme pasi janë hasur nga policia duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, përmes rrugëve ilegale.
Rasti ka ndodhur në Joshanicë të Leposaviqit.
Sipas policisë, të dyshuarve u janë kontrolluar veturat me të cilat po hynin ilegalisht në vend dhe janë gjetur sasi të konsiderushme të mallit të kontrabanduar.
Tek i dyshuari i parë, gjatë kontrollit të veturës janë gjetur kryesisht pije alkoolike.
Ndërsa, tek i dyshuari i dytë janë gjetur gjëra ushqimore.
Të dy automjetet me mallra janë dërguar në terminalin doganor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.